I mundi Flamurtari, ekipi i Kategorisë së Parë mbetet pa trajner

schedule11:53 - 19 Shtator, 2022

schedule 11:53 - 19 Shtator, 2022

Humbja me tre gola ndaj Flamurtarit ka lënë Turbinën pa trajner. Adriatik Faslliu e ka mbyllur me cërrikasit dhe tashmë duhet gjetur një tjetër “timonier”.

“Adriatik Faslliu nuk do te jete më trajner i Turbinës. Tekniku sarandjot është larguar nga pankina cërrikase për arsye personale dhe që nga ky moment nuk do të drejtojë më Turbinën!

E falënderojmë trajnerin për çdo gjë që dha për Turbinën dhe i urojmë suksese në vazhdim! Trajneri i ri do të vendoset brenda kësaj jave dhe për çdo gjë do t’ju informojmë”, njofton Turbina. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!