Abcnews.al sjell pamje nga lagja “Ahmet Haxhia” në Shkodër ku u gjetën pa shenja jetë burrë e grua. Dyshohet se 79-vjeçari Fadil Bandulla qëlloi me armë bashkëshorten e tij 83-vjeçare Sanije, e më pas e ka drejtuar armën edhe nga vetja.
Mësohet se çifti kanë pasur vazhdimisht përplasje dhe konflikte. Ata kanë dy djem që jetojnë në SHBA dhe një vajzë në Gjermani.
Çifti i të moshuarve u gjetën sot të pajetë, por ngjarja dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se zona rreth banesës është e bllokuar me shiritë, ndërsa vijon punën grupi hetimor.
Dyshohet se i moshuari e ka kryer krimin me një automatik, armë e cila është sekuestruar nga policia. Motivet që e kanë çuar 79-vjeçarin drejt aktit ekstrem nuk dihen ende. s.b/abcnews.al/

