81-vjeçari Xhemal Meta që u gjet i vdekur të hënën në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar dyshohet se është vrarë. Gazetari Ervin Leka tha për ABC NEws se policia po heton dhe pistën vrasjes për 81 vjeçarin ndërkohë që pritet dhe ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.
Dyshimet kanë ardhur pas shenjave të konstatuara në trupin e 81 vjeçarit. Megjithate po hetihet edhe pista se mund te jete rrëzuar . Pasi eshte gjetur poshte nje muri te larte afro dy metra lartesi.
*Tiranë/Informacion paraprak ( njoftimi i policisë, dje)
Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.