Policia ka zbardhur ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15, në Korçë ku në banesën e tij, u gjet i dëmtuar me sende të forta një 81-vjeçar.
Autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, në lidhje me ngjarjen ku në lagjen nr. 15, Korçë, në banesën e tij u gjet i dëmtuar me sende të forta shtetasi Gaqo Tili 81 vjeç, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit të DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: Gëzim Agollari 72 vjeç, banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë së bashku me 72-vjeçarin në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta.
Shtetasi Gaqo Tili ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
/abcnews.al/