I mori makinën 32 vjeçarit nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim i riu nga Tropoja

schedule10:07 - 12 Mars, 2023

schedule 10:07 - 12 Mars, 2023

Një 22 vjeçar nga Tropoja është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me armë dhe më pas i ka marrë automjetin një 32 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, ku 22 vjeçari i ka marrë mjetin nën kërcënimin e armës shtetasit G. N. dhe më pas është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të të riut. 22 vjeçari pasi ka vënë re prezencën e policisë ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur që të largohet. I riu akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, dhe i mori automjetin, shpallet në kërkim 22-vjeçari, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”.

Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin e 32-vjeçarit dhe duke përfituar nga errësira, mundi të largohej.

Policia vijon kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Dubrav”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”, janë vënë në ndjekje të autorit.

22-vjeçari, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në vendin e quajtur “Kalata e trageteve”, Fierzë, ka braktisur automjetin tip “Lançia” dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.

Shërbimet e Policisë kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!