Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I morën me dhunë një 27-vjeçari 5300 euro dhe 3 celularë/ Vorë, arrestohen dy të rinjtë

schedule15:56 - 13 Tetor, 2025

schedule 15:56 - 13 Tetor, 2025

I morën me dhunë një 27-vjeçari, në rrugë, një shumë parash dhe 3 celularë, policia arreston dy autorët.

Procedohet penalisht një 24-vjeçare, për moskallëzim krimi. Nga hetimet dyshohet se shtetasit F. S. dhe G. Sh., në rrugën e fshatit Marikaj, në mbrëmje, i kanë marrë me dhunë, një shtetasi, 5300 euro dhe 3 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e një prej të arrestuarve në Vorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 karikatorë arme zjarri automatik model 56, një palë pranga, një mjet prerës (thikë) dhe 3 celularët e vjedhur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!