I morën jetën pse shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed, Ligue 1 nderon mësuesin

schedule19:57 - 19 Tetor, 2020

schedule 19:57 - 19 Tetor, 2020

Tubime masive janë mbajtur gjatë të dielës në Francë, për mësuesin Samuel Paty, që u vra në mënyrë barbare, pasi tregoi në klasë karikaturat e Profetit Muhamed. Protestuesit dolën në rrugët e Parisit, Lyonit, Marsejës, Bordos, dhe disa qyteteve të tjera, me pankarta kundër ekstremisteve fetare.

Marshimet kulmuan në sheshin ”La Republique”, me praninë e liderëve të partive kryesore, dhe të stafit të revistës franceze “Sharli Hebdo”, vetë viktimë e një sulmi të ngjashëm rreth 5 vite më parë.

“Është e rëndësishme të tregojmë solidaritetin social për lirinë e shprehjes dhe kundër ekstremizmit fetar”, u shprehen organizatoret. Në protestën kundër aktit terrorist në Francë mori pjesë edhe kryeministri i vendit.

Së fundmi nga Franca vjen edhe një lajm tjetër. Edhe futbolli i bashkohet protestës, teksa ndeshjet e Ligue 1 do të nisin me një minutë heshtje në nder të mësuesit të vrarë, Samuel Paty.

Ai u vra nga një i ri me origjinë ruse përballë shkollës. Në lidhje me ngjarjen horror policia franceze ka arrestuar 11 persona ndërkohë që po vijon hetimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!