Gazetari serb, Darko Popoviç në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” në ABC News ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Beograd, ku një nxënës 14 vjeçar vrau rojen, tetë fëmijë si dhe plagosi një mësues dhe 6 nxënës të tjerë.
Sipas autoriteteve, në banesën e të miturit është gjetur një skicë në të cilën përshkruhej se si planifikonte të kryente vrasjet si edhe një listë me emrat e fëmijëve që synonte t’i ekzekutonte. Gazetari tha se ka biseduar me dy djem të mitur që e njihnin autorin, për të cilin thanë se nuk ishte problematik.
Ai gjithashtu theksoi se sipas dyshimeve paraprake, kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e bulizmit që ka përjetuar autori. Ndërkohë, sa i përket gjendjes së të plagosurve, gazetari tha se kanë kryer ndërhyrje dhe se ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
“Kam folur me dy djem, të cilët do të shkonin në shkollë gjatë pasdites dhe më thanë se ai djalë nuk është problematik dhe nuk prisnin diçka të tillë nga ai. Ishte një fëmijë normal dhe ka disa thashetheme që ai e bëri këtë gjë sepse thuhet se ishte bullizuar dhe që ishte ngacmuar shumë dhe thjesht shpërtheu.
Policia ka informuar se kanë gjetur çantën e shpinës me një pistoletë tjetër dhe një bombë molotov dhe dëgjuam nga një zyrtar i policisë se ngjarja ndodhi në 08:30 dhe në 08:38 djali telefonoi policinë dhe tha kam shtënë me armë. Kishte një muaj që e kishte paramenduar ngjarjen. E mbushi armën një apo dy herë të tjera.”, tha gazetari./abcnews.al