Ish-presidenti amerikan Donald Trump e quajti fjalimin e presidentit Joe Biden në Kongres mbrëmë “një turp për Amerikën” dhe vlerësoi se fjalimi i tij polarizues”
“Ky ishte ndoshta fjalimi më i zemëruar, më pak i dhembshur dhe më i keq i presidentit në Kongres.
Ishte një turp për vendin tonë,” tha Trump në rrjetin social Social Truth.
Ai vuri në dukje se fjalimi i Biden ishte i mbushur me urrejtje.
Presidenti amerikan, Joe Biden, foli mbrëmjen e djeshme përballë anëtarëve të Kongresit dhe mbarë qytetarëve.
Për gjendjen e kombit, tha se po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Biden sulmoi Trump për çështjen e emigracionit, duke nënvizuar se nuk do të demonizojë refugjatët, siç bën republikani që i quan “helmi për gjakun amerikan”.
Për ekonominë, presidenti njoftoi se për luftimin e inflacionit do t’u japë amerikanëve 400 dollarë çdo muaj për 2 vitet e ardhshme.
Gjithashtu synon të rikthejë të drejtën e abortit.
/abcnews.al