Sapo filloi spektakli i “Big Brother VIP”, mbrëmjen e kësaj të marte moderatorja Arbana Osmani pyeti banorët se si ka shkuar ky tre ditësh, duke qenë se janë kujdesur për Einxhelin, e cila theu krahun brenda shtëpisë.
Mirëpo, pas kësaj, Arbana ka paralajmëruar Donaldin për një lojë që i kishte bërë Beniadës para fillimit të spektaklit.
“Një shaka e pa kripë Donald, kur ti me qese celefoni i mbulon fytyrën Beniadës. Keni kujdes, mos i bëni këto lojëra më”, ka thënë Arbana.
Nga ana tjetër, Donaldi ka kërkuar falje për këtë lojë dhe tha se nuk e ka bërë me të keq, por sipas tij Beniada e kishte gojën të hapur./abcnews.al