I mbipopulluar e “në gjunjë” nga varfëria, Idlibi konfirmon rastin e parë me Covid-19

schedule17:22 - 10 Korrik, 2020

schedule 17:22 - 10 Korrik, 2020

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në provincën e fundit e mbajtur nga rebelët në Siri po përgatiten për “katastrofën e radhës.” Kjo pasi vendi i mbipopulluar dhe i gjunjëzuar nga varfëria ka konfirmuar tashmë rastin e parë me Covid-19.

Një mjek në të tridhjetat që punonte në spitalin Bab al-Hawa në Idlib, afër kufirit me Turqinë kërkoi që të testohej pasi kishte nisur të shfaqte simptoma. Lajmin e dhanë autoritetet lokale të enjten në mbrëmje.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një mjek, është pothuajse e sigurt se ai nuk është rasti i vetëm. Mjeku dhe personat më të cilët ai ka pasur kontakt janë testuar dhe ndodhen në vetëizolim ndërsa spitali është mbyllur përkohësisht.

Të gjitha procedurat mjekësore rutinë në Idlib janë anuluar.

Konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në Idlib ishte çështje kohë pasi në këtë provincë rreth 1.1 milion persona jetojnë në tenda të mbipupulluara.

Sistemi i kujdesit shëndetësor, i shkatërruar nga vitet e luftës dhe fushatat e bombardimeve të kryera nga Bashar al-Asad dhe aleatët e tij rus, është duke luftuar me kequshqyerjen dhe sëmundjet e tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!