“I mallkuari” Rossi: CR7 gjithmonë më i miri, isha një hap larg Barçës

schedule16:16 - 26 Prill, 2020

schedule 16:16 - 26 Prill, 2020

Në fillimet e karrierës, Guissepe Rossi ishte i destinuar për të arritur gjëra të mëdha. Kur emri i tij doli në skenë që në moshën 16 vjeçare, të gjithë u mahnitën nga paraqitjet e sulmuesit, me legjendarin Sir Alex Ferguson që e transferoi tek United.

Nga këtu, pritej ngjitja me hapa galopantë e Rossit, por italiani, e ka kaluar shumicën e karrierës së tij në infermieri dhe në salla operacioni, duke vuajtur nga dëmtime të shumta. Rossi ka treguar disa prapaskena nga karriera e tij, duke nisur me Manchester United, aty ku ishte vetëm 17 vjeç.

Sapo u futa në dhomat e zhveshjes të Manchester United, takova Ryan Giggs. Ai më priti shumë mirë, nuk mund ta besoja. Më pas, pashë një djalë të dobët, por që ecte me shumë vetëbesim në mes të legjendave të Manchester United. Ai ishte Cristiano Ronaldo. Që në moshë të re, kishte aspirimin për të qenë më i miri dhe e thoshte vazhdimisht dhe mes nesh. Për mua, ai ka qenë gjithmonë më i miri.

 

NË sezonin 2010/11, bëra ndeshje të shkëlqyera me Villareal, isha i treti në La Liga pas Messit dhe Cristianos, sigurisht. Paraqitjet e mia bënë që Barcelona dhe Pep Guardiola të më kontaktonin, por Villareal nuk pranoi. Gjithçka u stopua për shkak të disa bonuseve. Nuk kam qenë vetëm pranë Barcelonës, por dhe pranë Juventusit. Conte më kërkonte, por Villareal sapo kishte shitur Cazorlan dhe nuk pranoi të më largojë”, rrëfeu Rossi../abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!