Aristoteles Romero ishte një ndër përforcimet e Partizanit në merkaton e verës. Mesfushori defensiv, i cili është aktivizuar në 16 ndeshje këtë sezon me kampionët në fuqi, erdhi në huazim nga Crotone, por ka përfunduar në skuadrën e dytë.
Trajneri italian e ka dërguar te Partizani B. Para derbit, tekniku i të kuqve se lojtari nga Venezuela nuk ka gjendjen e duhur fizike, ndaj po luan me skuadrën e dytë. Pas humbjes së thellë në derbi, 24-vjeçari ka postuar disa herë në rrjetet sociale duke u shfryrë totalisht.
LEXO EDHE: VIDEO/ Romero tërboi Adolfo Sormanin, me këtë veprim e ka prerë biletën
“Tani kush e ka fajin bir k…. ?”, lexohet në njërën prej tyre, teksa lojtari latin vazhdon: “Zoti është perfekt“. Aristoteles nuk ndalet dhe poston edhe një tjetër mesazh: “Është ligj i jetës, kush bën keq, gjen keq“. /abcnews.al