Pesëmbëdhjetë punëtorë nga një grup prej 20 të tillëve, kanë humbur jetën tragjikisht pasi u shtypën nga një tren mallrash në Indi.
Raportohet se emigrantët e lodhur i kishte zënë gjumi në shinat e trenit në Aurangabad dhe më pas treni u ka kaluar sipër. Grupi prej 20 vetash ishin duke ecur në këmbë nga Jalna për në Bhusaval, një distancë prej 157 kilometrash.
Katër nga të mbijetuarit janë në shok dhe po ndihmohen nga policia njoftuan autoritetet, ndërsa i pesti është shtruar në spital me lëndime.
Përfaqësues nga policia u shprehën se janë duke mbështetur emocionalisht të mbijetuarit përpara se t’u tregojnë detaje rreth atyre që kanë ndodhur.
Policia njoftoi gjithashtu se migrantët mund të kenë menduar se si pasojë e situatës së koronavirusit trenat nuk qarkullonin më. Dhe, duke qenë se kishin ecur për një distancë të gjatë, fjetën në shina. /abcnews.al/