Tekniku Christophe Galtier u largua mes shumë polemikash nga stoli i Paris Saint-Germain, me 56-vjeçarin, i cili akuzohet për ofendime raciste racore e fetare, në kohën kur ishte trajneri i skuadrës së Nice.
Mirëpo, këto akuza duket se nuk kanë janë “mësuar” ende nga klubet e Lindjes së Mesme, të cilat kërkojnë shërbimet e trajnerit francez, me këtë të fundit që ka marrë 3 oferta goxha të konsiderueshme nga Arabia Saudite dhe Katari.
Galtier arriti të fitojë trofeun e Ligue 1 dhe Superkupën e Francës, në sezonin e tij të vetëm me “parizienët”, por ashtu si “paraardhësit” e tij dhe tekniku francez dështoi në Champions League, me kampionët e Francës. /i.m /abcnews.al