Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I kërkonte 10 mijë euro dhe kërcënonte bashkëqytetarin, arrestohet 31 vjeçari në Tiranë

schedule10:05 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:05 - 29 Tetor, 2020

31-vjeçari, Fletur Zani është ndaluar nga policia për shkak se ka kanosur me jetë një person për dhënien e pasurisë.

Sipas policisë janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim kombëtar.

Florian Abdi, 35 vjeç, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Sh., 33 vjeç,  i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion

Ndalohet një shtetas për veprën penale “Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Kapen dhe ndalohen dhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim kombëtar.

Nga specialisët e Sektorit  të  Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP  Tiranë, pas një pune të mirë-organizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Florian Abdi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Sh., 33 vjeç,  i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!