“I kërkon 100 mijë euro Lori Hoxhës”, Roza Lati: Portal patatinash, pse nuk e mbylli Rama

schedule11:11 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:11 - 16 Shtator, 2020

Moderatorja e njohur Roza Lati ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Roza komentoi lajmet që qarkulluan së fundmi për të dhe Lorin Hoxhën. Një postim që Lori bëri teksa shkruante: “Më tha dikush që nëse shpreh dëshirën tënd në një koment poshtë kësaj fotoje, të realizohet, si dhe komenti që Roza shkroi “100 mijë euro tek çanta e Rozës” bëri bujë në rrjet.

Ndërkohë, e pyetur nga moderatori Alban Musa lidhur me këtë, Roza teksa sqaroi situatën, shpërtheu ndaj medias që publikoi lajmin, teksa e cilësoi si një “portal patatinash”.

“Ça ishte ai portal patatinash, pse nuk ia mbylli Edi Rama portalin. Lori Hoxhën e simpatizoj shumë si vajzë dhe është karakter i lezetshëm. Kishte postuar një foto që nëse komenton ke dëgjuar se ëndrrat bëhen realitet. Dhe unë komentoj 100 mijë euro tek çanta e Rozës. Filluan titujt Roza i kërkon 100 mijë euro Lorit dhe kjo qesh me siklet. Nuk e di, por hajt me ne u marrshin se çmimin na rrisin.“, tha Roza. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!