“I kërkojmë falje tifozëve”, Ramadani kritik pas humbjes: Tre gola janë shumë, nxorrëm mësime

schedule23:06 - 22 Mars, 2024

schedule 23:06 - 22 Mars, 2024

Pretendimet ishin të mëdha, mirëpo fusha e blertë tregoi komplet një anë tjetër. Kombëtarja e Kilit bindi të gjithë se është më lart se Shqipëria modeste, pavarësisht se arriti jo me pak vështirësi, një fitore të thellë, 0 me 3, në “Ennio Tardini” të Parmës, duke i dhënë një “goditje” të fortë “Kuqezinjve”, në nisje të “testeve” miqësore, para Euro 2024.

Tejet i zhgënjyer pas ndeshjes u duk të ishte edhe “shkatërruesi” i mesfushës së Sylvinho, Ylber Ramadani, i cili për mediat u shpreh se kanë nxjerrë mësime nga kjo humbje katastrofike përballë “La Roja”, teksa i ka konsideruar këta të fundit, si një ekip të nivelit të lartë, si dhe u ka këruar falje tifozëve.

“Normalisht 3 gola janë shumë, por ne do të punojmë dhe të vazhdojmë që të mos marrim kaq shumë gola se janë shumë për një skuadër si ne. Në nxorrëm mësime për të ardhmen pasi Kili është një skuadër me nivel të lartë edhe në Evropian janë kështu. Tifozët kanë të drejtë se na suportojnë dhe duhet ti shpërblejmë me lojë dhe rezultat të mirë.

Goli i parë erdhi shumë shpejt dhe pastaj 15 minutat e para ishim me frikë, goli i dytë e mbylli ndeshjen. Nxorrëm shumë mësime se të humbësh 3-0 është një rezultat jo i favorshëm dhe i kërkojmë falje tifozëve. Jam gjithmonë që mbaj balancën por arbitri më ndëshkoi shpejt dhe më bëri që të dal shpejt nga loja dhe trajneri më tha që mos të rrezikoj që të ndëshkohem me karton të kuq”,- u shpreh Ramadani. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!