Një 77-vjeçar në Greqi ka kafshuar punonjësin e një lokali pasi ai i ka kërkuar certifikatë vaksinimi.
Mediat bëjnë me dije se ai është futur në lokal në momentin kur punonjësi i ka kërkuar certifikatën. I moshuari i cili nuk kishte një dokument të tillë me vete u paralajmërua të dalë jashtë ose përndryshe do të gjobitej.
Ai nuk hoqi dorë dhe bëri përpara pa mbajtur maskën. Kur njëri nga punonjësit tentoi ta ndalonte, ai e kafshoi në fytyrë.
77-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Verias i akuzuar për plagosje me dashje dhe shkelje të masave të vendosura në kuadër të pandemisë. /Abcnews.al