I kapën “mat” në momente intime, reagon për herë të parë i dashuri i ri i Dua Lipës

schedule18:34 - 13 Janar, 2024

schedule 18:34 - 13 Janar, 2024

Zbulime të reja po bëhen për romancën e Dua Lipës me Callum Turner. Siç thotë një person nga mjedisi i tyre, “ata kanë vetëm pak kohë që po dalin bashkë“.

Duke folur për Us Weekly ai shton se “Kjo e bën atë të lumtur dhe ajo është e emocionuar të shohë se si shkojnë gjërat. Është shumë herët për të thënë nëse ka ndonjë perspektivë afatgjatë mes tyre, por ata janë padyshim shumë të dashuruar. Miqtë e tyre të përbashkët mendojnë se ata janë një çift i mrekullueshëm”.

Videoja që zbulon dashurinë e tyre:

Thashethemet e para për lidhjen e tyre nisën kur këngëtarja u pa duke u përqafuar me aktorin në premierën e ‘Masters of the Air’ në Los Angeles të mërkurën (10 janar).

Reagimi i parë i aktorit Callum Turner pas thashethemeve për lidhjen e tij me Dua Lipën

TMZ postoi një video të Dua Lipës dhe Callum Turner duke kërcyer së bashku në një festë për filmin e tij të ri.

Megjithatë, aktori mbeti ngushtë kur foli për statusin e marrëdhënies së tyre. “Asnjë koment”, u tha ai fotografëve të cilët e pyetën nëse po dilte me Dua Lipën.

Kujtojmë se para romancës së saj me Turner, këngëtarja ishte në lidhje me regjisorin Romain Gavras. Të dy u ndanë në dhjetor 2023, pas më pak se një viti lidhje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!