Balerini Ilir Shaqiri dhe Sabiani duket se kanë lënë pas mëritë me njëri-tjetrin. Ish banorët e Big Brother krijuan një miqësi të ngushtë kur ndodheshin brenda shtëpisë së famshme por gjërat ndryshuan shpejt pasi dolën jashtë dhe raporti i tyre miqësor u kris.
Por mesa duket raporti është përmirësuar së fundmi. Balerini ka publikuar një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Ai ka marrë shumë urime, mes së cilëve vihet re dhe komenti i Sabianit. “Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkroi Sabiani.
![]()
Sigurisht, nuk ka munguar dhe një përgjigje nga Iliri. Kujtojmë që në një intervistë që dha pak javë më parë për “Abc e pasdites”, Iliri tha: “Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vet, ndoshta kjo edhe për sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim…
Ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”./abcnews.al

