“I kam shërbyer këtij shteti”, Breçani para gjykatës: Jam në burg prej djalit, e kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme

schedule12:46 - 23 Nëntor, 2023

schedule 12:46 - 23 Nëntor, 2023

Ish drejtori i policisë, Erzen Breçani ka dalë këtë të enjte para gjykatës së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ai ka deklaruar se nëse ndodhet në burg është për shkak të djalit të tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge.

LEXO EDHE: “Daje po me merakos”, “Jan 100 buk 3 milion euro. Na fiku me u tërheq..”/ Përgjimet e djalit të Breçanit me grupin kriminal për drogën

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, ka thënë Breçani duke përmendur edhe aksionet policore dhe personazhet që ka arrestuar.

LEXO EDHE: “Mos e ngacmoni Bolin”/ Përgjimet, grupi kriminal bisedon për sasinë e drogës nga Brazili, Erzen Breçani iu çon të fala

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!