“I kam nxjerr mësimet e mia”, Veliaj: Ekipi i Bashkisë i rinovuar, kantierët e ardhshme, prova jonë e vërtetë

schedule20:43 - 6 Maj, 2024

schedule 20:43 - 6 Maj, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli edhe për projektet e tij për kryeqytetin, ku tha se ekipi i bashkisë është i rinovuar dhe se kantieret e ardhshme janë prova e vërtetë.

Ndër të tjera kryebashkiaku u shpreh se “Jemi në komunikim se si do të marrim për secilën prej ndërmarrjeve të bashkisë certifikatën ISO, për t’u siguruar që të gjitha procedurat, sipas asaj që certifikata ISO vlerëson si në BE dhe shumë vende të tjera modern të jetë gjithashtu një standard shtesë dhe unë besoj se të gjithë mësojnë nga situata të tilla. Unë i kam nxjerrë mësimet e mia.”

Pjesë nga intervista:

Flasim pak për të ardhmen e bashkisë, ti e the vetë që në të shumtat e projekteve që po merresh nuk kanë lidhje thjesht me një mandat. Transformimi i Tiranës, është i dukshëm, dikujt nuk i pëlqen, dikujt i pëlqen të lëvizë më shpejt, mua më pëlqen të lëvizë më shpejt, por le të themi janë rezultate të dukshme. Ajo që ndodhi me hetimin tjetër, atë të ish drejtorëve, besoj e ka stepur pak punën e bashkisë, apo jo

Veliaj: Sigurisht që ka nevojë, çdo skuadër që kur ka një zëvendësim të marrë ritmin e vet. Janë bërë gjithë zëvendësimet në skuadrën tonë. Jemi një skuadër prej 11 700 vetësh edhe e përhapur në mbi 70 drejtori të ndryshme. Ka sektorë pa fund ku po punohet dhe kantierët e ardhshme do jenë le të themi prova jonë e vërtetë dhe testi i vërtetë i qëndrueshmërisë së asaj që kemi ndërtuar. Sigurisht ka qenë fillimi i vitit, kishim muajin e Ramazanit, kjo do të thotë që projekti ynë me Katarin prej muajit të Ramazanit vetëm tani rifilloi që është për fundin e Bulevardit, bëmë detajimin, kemi bërë një prezantim publik, do bëjmë disa prezantime publike, po ai do të jetë sheshi fundor i Tiranës, që bashkë me sheshin Nënë Tereza, dhe sheshin Skënderbej është aksi i balancuar i shtyllës kurrizore të qytetit dhe asaj që do quhet Tirana e Re. Shoh vinçat në sfond, Tirana e re prej 70 vitesh quajmë Tiranë të Re një zonë që tashmë është bërë 70 vjeç, dhe Tirana e Re e 100 viteve të ardhshme sigurisht do të jetë pjesa e bulevardit. Jemi besoj në seancën e fundit gjyqësore për Kopshtin botanik, mezi pres ta fillojmë atë projekt, jam i sigurt që edhe aty do të ketë beteja të ngjashme. Sapo e fituam betejën për kthesën e Kamzës, pra pothuajse të gjitha proceset dhe punët e Bashkisë janë me procese ligjore. Disa prej yçklave që kanë historitë e pronave, disa prej yçklave që kanë historitë e partive ku futen e disa të tjerë se janë çështje procedurale dhe administrative. Ndaj edhe besoj që testi i vërtetë do të jetë ritmi i këtyre punëve. Sa u hap shkolla ‘Xhezmi Delli’, me financim të BE, do të hapim shumë shpejt shkollën “Emin Duraku”, një super lajm për gjithë zonën e Bllokut dhe fëmijët që detyrohen të shkojnë në shkolla të tjera si ‘Vasil Shanto’ dhe “11 Janari’ dhe në finale punët do të jenë ato që do t’i rezistojnë çdo debati. Unë vetë, as jam në akuzë, as jam në hetim. Ndërkohë shikojmë personazhe si Donald Trump që janë me 33 procese gjyqësore. Këtu pyetja është do flasë drejtësia apo do flasin analistët, apo ata njerëz që nuk kanë bërë asnjë gjë në jetë dhe japin komente. Unë besoj që duhet të flasë drejtësia dhe ky ekzekutimi me paradhënie i njerëzve, karaktereve të tyre, familjes së tyre, reputacionit të tyre, është diçka me të cilët duhet të piqemi dhe të maturohemi si shoqëri. Dhe vetëm kur drejtësia ka dhënë fjalën e vet do mund të flasim për njerëzit si të fajshëm dhe të pafajshëm. Në këtë fazë ku jemi ekipi është totalisht i rinovuar, ndërkohë që do të kemi edhe disa procese të tjera. Jemi në komunikim se si do të marrim për secilën prej ndërmarrjeve të bashkisë certifikatën ISO, për t’u siguruar që të gjitha procedurat, sipas asaj që certifikata ISO vlerëson si në BE dhe shumë vende të tjera modern të jetë gjithashtu një standard shtesë dhe unë besoj se të gjithë mësojnë nga situata të tilla. Unë i kam nxjerrë mësimet e mia.

Pra është ajo që kemi folur herën e fundit, ngritja e një sistemi të ri të procedurave të tenderimit, rinovimit të fondeve publike…

Veliaj: Patëm rinovimin e skuadrës, patëm ose kemi filluar kantieret e reja duke qenë se ka qenë le të themi pjesa e parë e vitit aty ku fillojnë shumica e punëve të reja. Dhe sigurisht tani jemi në fazën ku do ngremë edhe disa sisteme të reja dhe siguresa të reja për sistemin. Por di të them që Tirana nuk do ndalet edhe do ta lëmë këtë qytet shumë herë më të mirë seç e gjetëm jo perfekt, qyteti perfekt nuk ekziston. Dhe di të them që siç janë bërë, një pafundësi punësh të mira, nëse ka dy tre punë që ka nevojë të sqarohen, edhe pse punët janë bërë, po nëse ka nevojë të sqarohen si janë bërë dhe kush i bërë, fakti që drejtësia sot e ka këtë mbështetje si kurrë më parë, duke nisur nga kryeministri dhe kryetari im i partisë deri te socialisti që dje u bashkua me ne i ka dhënë mbështetje publike, mbështetje me votë dhe me financë këtij projekti, unë besoj se kemi bërë gjënë e duhur. Dhe nëse do rikthehesha do bëja ekzaktësisht, të njëjtat beteja, si beteja e parë te këndi i lodrave deri te beteja e ditës së fundit në 2027. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!