I kalojnë shtatë milionë dollarë gabimisht në bankë, turku befason me gjestin

schedule15:52 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:52 - 28 Tetor, 2024

Një banor i Izmirit në Turqinë perëndimore i ka kthyer bankës rreth shtatë milionë dollarë që i janë paguar në llogarinë e tij nga persona të panjohur dhe institucioni financiar ka refuzuar ta informojë për detajet e transaksionit.

Ozkan Aydık, një pastrues që jeton në lagjen Menderes të Izmirit, u trondit kur pa më shumë se 23 milionë lira (6.7 milionë dollarë) në llogarinë e tij të aplikacionit të bankës në celular kur donte të paguante faturat e shërbimeve. Ai shkoi në bankë dhe i ktheu të gjitha paratë, sepse, sipas tij, ishin para mëkatare (haram), të palejueshme sipas parimeve të besimit islam.

“Nuk i thashë askujt për këtë ngjarje derisa shkova në bankë dhe i ktheva paratë, ndoshta ata (të njohurit) ma turbullonin mendjen”, tha Ijdik.

Ai ka deklaruar se do të shkojë në polici për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit. Rasti tërhoqi shumë vëmendjen e publikut dhe mendimet e përdoruesve të rrjeteve sociale ishin të ndara, disa e mbështetën Ajdikun për shkak të ndershmërisë së tij, të tjerë besojnë se ai nuk e shfrytëzoi shansin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!