Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Dyshja prej kohësh janë shpërngulur në Zelandën e Re, dhe janë shumë aktiv në rrjete sociale, ku ndajnë shpesh momente të veçanta me njëri-tjetrin dhe me djalin e tyre.
Përpos dashurisë që merr çdo ditë nga partneri i saj, ajo ka treguar se ndonjëherë ka dhe zënka mes tyre. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar se kësaj radhe “mollë sherri” ka qenë shkrepja e disa fotove dhe mesa duket kjo gjë e ka shqetësuar partnerin e saj derisa ka shkrepur të duhurën.
Por, nuk ka vonuar as përgjigjja e Big Bastës, teksa shkruan: “Kur e qan hallin në insta dhe merr përgjigje që të përkrahin është më keq për pozitën time si fotograf i mërzitur. Bravo, ma punove bukur me këtë caption.” /abcnews.al/