I jepet lamtumira Bardhyl Londos, njeriu që jetoi si poet deri në frymën e fundit

schedule18:00 - 19 Shkurt, 2022

schedule 18:00 - 19 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nikaj

I jepet lamtumira Bardhyl Londos, i cili jetoi si i tillë deri në frymën e fundit. Studiuesi Shaban Sinani thotë se  në të dy sistemet, poezia e tij qëndroi kryelartë duke thyer tabu të ndryshme.

Miku dhe bashkëpunëtori i tij në Ministrinë e Kulturës, poeti Parid Teferic  sjell ndërmend mësimet që mori prej tij.

Shkrimtari Fatos Kongoli , e cilëson guximtar dhe nuk harron mbështetjen që i dha në kohë të vështirë, duke e punësuar tek gazeta  Drita.

Arjan Leka nënvizon faktin se nuk vuajti pengun e pengimit dhe mos kuptimit madje sipas tij është  momenti ta rilexojmë.

Preç Zogaj pasi i njeh meritat si poet modern, kujton edhe lirinë që nuk ia prangosi dot as politika

Ministrja e kulturës ,kujton duartrokitjet e fundit një muaj më parë  ku u shpall shkrimtari i vitit për veprën poetike “Prilli i Hidhur”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!