I jepet lamtumira “babait” të kinemasë shqiptare, regjisorit Kristaq Dhamo

schedule18:52 - 19 Gusht, 2022

schedule 18:52 - 19 Gusht, 2022

Nga Leontina Nika

Në hollin e Universitetit të Arteve u mbajtën  homazhet për “babain” e kinemasë shqiptare, Kristaq Dhamo, zemra e të cilit pushoi me 14 gusht në një spital të Ankonës në Itali, nën kujdesin e familjarëve.  Mbesa rrëfen amanetin e gjyshit për filmat shqiptar

“Dëshira e tij që ta kujtojnë dhe filmat e tij të vazhdojnë të shfaqen”.

Historia e filmit të parë artistik shqiptar “Tana “nis me emrin e tij. Por sëbashku me rrugëtimin e kinemasë shqiptare nis edhe karriera e ikonave të aktrimit.

Tinka Kurti, tek “Tana “ e cila pak dita më parë në premierën e filmit të resturuar 64 vite pas  e kujton kështu.  “Isha në një tavolinë dhe shoh që atje ishin sjellë këta artistët e mëdhenj, i them kush është ky Shuberti, jo tha ka ardhur nga Hungaria, është student i Arteve”.

Margarita Xhepa te “Vitet e para”, aktorja  e cila vlerëson fisnikrin e tij. “Kristq Dhamo ishte një artist që pikonte thjeshtësia dhe mirësia. E kam njohur që në Lushnje dhe pasi erdhi nga studimet nga Hungaria, nisi filmin Tana, pastaj u  angazhova me Kristaqin.”

Me filmin e Dhamos “ Detyrë e posaçme” nis udha e kinemasë edhe për Roza  Anagnostin.

“Jam shumë e emocionuar, kam impersionet më të jashtëzakonshme për Kristaqin.”

Regjisori Kristaq Mitro e konsideroi si një shkollë për brezat, dhe thotë se me të mësoi abc e kinemasë. “Është një mit për kinemanë shqiptare.”

Ndërsa kineasti Piro Milkani foli për atmosferën e ngrohtë që krijohej kur punohej me Dhamon.

Kineasti Joni Shanaj, i cili po realizon edhe një film dokumentar dedikuar regjisorit   thotë se filmi shqiptar humbi një nga pionerët dhe njerëzit më të ditur që punuan në ish Kinostudio.

Minsistria e kulturës, mundësoi ardhjen e trupit të artistit të shquar nga  Italia në Tiranë për të përmbushur amanetin e tij që të prehet në tokën shqiptare

Dhamo njihet si babai i kinematografisë shqiptare. Ai realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana” në vitin 1958.

Për shumë vite ka qenë drejtor artistik në kinostudio , ku Margarita Xhepa kujton se si i mbronte filmat shqiptar

Me  duartrokitje nga miqtë artistë, përcillet për në banesën e fundit.

Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!