Pritej një përballje e vështirë, por jo një rezultat i tillë. “Verdhekuqtë” e Roma-s kanë pësuar humbjen e parë në Evropë, për këtë sezon, teksa në “Fortuna Arena” të Pargës janë mundur nga Slavia vendase me rezultatin e pastër, 2 me 0, në sfidën e raundit të 4-t të fazës së grupeve të UEFA Europa League.
Pas humbjes tepër i irrutuar me rezultatin dhe skuadrën e tij u duk të ishte edhe tekniku, Jose Mourinho, i cili pas ndeshje tha se në fushë mungoi çdo që gjë, teksa shtoi më tej se nuk i ka pëlqyer asnjë veprim i skuadrës së tij përgjatë 90 minutave.
“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavia-s, e merituan”,- u shpreh tekniku portugez. /i.m /abcnews.al