Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i ironizoi lidhur me reagimet për gjendjen e rrugëve nga bora.
Lexo edhe: “S’ka kripë për rrugët e bllokura”, Rama ironizon opozitën me pamjet e autostradës në Spanjë
Përmes një postimi në Twitter, PD thotë se ‘proparama’ nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë.
Sipas selisë blu, PD do të sjellë ndryshimin dhe Rama do humbas më 25 prill.
“Ndërsa Shqipëria ka ngecur në baltë, proparama nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë. Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Partia Demokratike.
Ndërsa Shqipëria ka ngecur në baltë, proparama nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë. Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë
— Partia Demokratike (@pdshqiperi) February 14, 2021
l.k/abcnews.al