Pasditen e së shtunës ka humbur jetën i infektuari i parë me koronavirus në Gjirokastër.
68-vjeçari ka qenë në Spitalin Infektiv në Tiranë pasi vuante nga sëmundje ceroze dhe ndërroi jetë ndërsa po tranportohej për në banesën e tij në Gjirokastër. Lidhur me ngjarjen në fjalë, Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti ishte në stad terminal dhe ka humbur jetën pasi ishte negativizuar nga Covid-19.
Lexo edhe: Humb jetën i infektuari i parë me koronavirus në Gjirokastër
MSH sqaron se gjatë transportit, 68-vjeçari ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.
Njoftimi i plotë:
Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:
Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID-19, me dy tamponë negativë.
Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. /abcnews.al/