I infektuar me koronavirus, si është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

schedule11:07 - 16 Korrik, 2020

schedule 11:07 - 16 Korrik, 2020

Gjendja shëndetësore e kreut të LDK-së, pas infektimit me koronavirus, duket të jetë e qëndrueshme. Lajmin e ka dhënë nënkryetari i partisë Haki Rugova.

“Gjendja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është stabile dhe do ta kalojë edhe këtë sfidë”, u shpreh ai.

Po ashtu Rugova ka folur edhe për rastet aktive në këtë komunë, ndërsa ka shtuar se 12 qytetarë janë të infektuar me koronavirus.

Haki Rugova u shpreh:

“Në Istog për momentin janë 12 raste aktive dhe 3 qytetarë që kanë bërë testin jashtë Institutit. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë dy janë të shtrirë në spital. Gjendja është e mirë në kuptimin e menaxhimit, por si shtab kemi qenë aktiv.

Projekti për palestër është në përfundim e sipër. Kemi edhe projekte të tjera të cilat i kemi planifikuar këtë vit nga buxheti komunal dhe shpresoj që do të përfundojnë, sepse ka pasur pengesa për shkak të pandemisë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!