“Më dhanë 15 minuta kohë t’i telefonoja familjarëve”, babai i tre fëmijëve rrëfen momentet prekëse
Një baba i tre fëmijëve, që i mbijetoi COVID-19, ka zbuluar sesi infermierët i dhanë 15 minuta kohë për të telefonuar të dashurit e tij pasi rrezikonte që kurrë të mos dilte nga kujdesi intensiv.
Darren Buttrick, nga Coven në Staffordshire u shpreh se deklaratat e kryeministrit britanik për fitimin e betejës me koronavirusin i rikthyen të gjitha kujtimet ndërsa luftonte sëmundjen në spital.
“E kisha të vështirë të gjeja numrat në telefonin tim, të zgjedhja numrat e njerëzve, të telefonoja familjarët dhe miqtë e mi, ishte thjesht e tmerrshme t’ia shpjegoja,”– tha ai.
Ndërsa më pas shtoi: “Unë qaja dhe i lutesha mjekëve dhe infermierëve që të mos më linin të vdisja. Iu luta, iu luta. Pastaj duhet t’i thosha Angelës, prindërve, vëllezërve të mi, motrës sime, familjes, miqve se kjo mund të ishte biseda ime e fundit me ta. Unë i dua, ishte shumë emocionuese, shumë stresuese dhe thjesht ulesha atje duke qarë.”
Bashkëshortja e tij, Angela rrëfeu sesi përjetuan atë që po i ndodhte bashkësortit të saj, duke thënë se ishte tronditje për të dhe vajzat e tyre adoleshente.
“U rrëzova në dysheme, nuk mund të lëvizja. E telefonova sërish sapo mbylla telefonin me të. Mendoja se duhet të flisja vazhdimisht me të,”– u shpreh ajo.
48 vjeçari ra në gjendje kome më pas u vendos në një ventilator në spitalin e New Cross Hospital në wolverhampton.
Ai kishte temperaturë të lartë dhe mezi merrte frymë, si edhe nuk vuantenga sëmundje të tjera kur u infektua më 11 mars.
Ndërsa i përshkroi mjekët që u kujdesën për ti si “ëngjëj”./abcnews.al