I hoqi të birit mbiemrin e tij, Patris Berisha i përgjigjet publikisht Tunës

schedule12:08 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 12:08 - 7 Dhjetor, 2020

Dy ditë më parë bëri bujë në media lajmi se Tuna dhe Patris Berisha mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre. Dyshimet sa i përket raportit të këngëtares me partnerin e saj lindën pasi ajo hoqi mbiemrin Berisha nga Instagrami i të birit, duke shkruar vetëm Tian Sejdi. Gjithashtu, burime për Prive konfirmuan se Tuna është zhvendosur për të jetuar në Shkup për të jetuar me të birin.

LEXO EDHE: Tuna reagon pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti

Lidhur me këtë reagoi dhe Robert Berisha, i cili ka shprehur publikisht dhe më parë që nuk gëzon një raport të mirë me Tunën. Ai publikoi në Instagram një fotografi të vajzës Renee duke luajtur me Tian, ku shkruante: “Renee Berisha. Tian Berisha.” Ky reagim u supozua  se i drejtohej pikërisht Tunës.

Sakaq, heshtjen e ka thyer dhe vetë protagonisti i këtyre lajmeve. Ai ka publikuar një video me të birin, ku thekson: “Tian Patris Berisha. Ajo që bie në sy gjithashtu është komenti i të vëllait, Robertit i cili ka shkruar: “Përgjithmonë haver“, një përgjigje ndaj Tunës duke i rikujtuar edhe një herë se Berisha do të jetë mbiemri që Tian do të mbajë gjithë jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!