Tuna reagon pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti

schedule15:18 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 15:18 - 6 Dhjetor, 2020

Çifti i njohur, Tuna dhe Patrisi kanë qenë së fundmi në qendër të mediave rozë, pas lajmeve se i kanë dhënë fund martesës. Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje Tuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Pas lajmeve të shumta, Tuna ka reaguar me një postim në Instastory ku shfaqet duke rregulluar vetullat. Këngëtarja duket shumë e qetë dhe nuk i intereson aspak rreth lajmeve të fundit.

Kujtojmë që pas veprimit të Tunës, reagoi edhe Roberti, i cili postoi në Insastory një video ku shfaqen Tian dhe Renee duke luajtur. “Renee Berisha. Tian Berisha”, shkroi Roberti. l.k/abcnews.al