I hoqi gjobën Erion Veliajt, Gjykata Administrative rrëzon vendimin e KAS

schedule10:38 - 7 Korrik, 2021

schedule 10:38 - 7 Korrik, 2021

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksionave, që i hoqi gjobën 750 mijë lekë (të vjetra) kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gjoba u vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për promovimin e aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve.

Veliaj u gjobit me gjithsej 75 000 lekë me argumentin se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale pas ankesës së LSI-së.

Sakaq, vendimi i KAS për ta hequr erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!