I hodhën në erë “Range Rover-in”, zbulohen paditë ndaj noteres në Tiranë

schedule17:51 - 6 Nëntor, 2021

schedule 17:51 - 6 Nëntor, 2021

Shpërthimi me tritol në makinën e noteres Rezarta Koçi mbrëmjen e së premtes në zonën e komunës së Parisit, dyshohet të ketë ndodhur por shkak të konflikteve të mëparshme të saj.

Burime zyrtare pranë grupit hetimor konfirmuan për ABC se në tre vitet e fundit, që prej 2019 ndaj noteres Rezarta Koçi, janë kryer 4 kallëzime për vepra të ndryshme penale. Konkretisht për shpërdorim detyre, mashtrim, fshehje të ardhurash dhe mospagim i taksave dhe tatimeve.

Lexo edhe: FOTO/ Kjo është noterja që iu vendos eksploziv në “Range Rover” në Tiranë

Sipas 4 kallëzuesve noterja akuzohet se u ka përvetësuar atyre shuma të konsiderueshme parash, si për shembull një hotel, si dhe për kontrata shitje të pasurive të paluajtshme. Nisur nga këto kallëzime të kryera në korrik në 2019 dhe gjatë muajve maj qershor dhe shtator të këtij viti hetuesit dyshojnë se konfliktet e noteres janë shkaku i tritolvënies.

Policia dhe prokuroria ka dyshime se numri i personave të mashtruar prej saj mund të jetë edhe më i lartë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në zonën e Komunës së Parisit. Mjeti “Range Rover” ishte i parkuar, ndërsa lënda plasëse ishte i vendosur në pjesën e përparme të saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!