I grisi pasaportën për në Wuhan, qeni i shpëtoi jetën pronares nga virusi vdekjeprurës

schedule11:51 - 27 Janar, 2020

schedule 11:51 - 27 Janar, 2020

Një qenush duket se i ka shpëtuar jetën pronares së tij dhe ka shmangur infektimin e saj nga koronavirusi. Si e ka bërë këtë? Duke i grisur pasaportën.

Fillimisht, pasi ka parë pasaportën e grisur, pronarja është acaruar keq me qenin, por më pas me siguri që e ka vlerësuar gjestin e tij. Tani gruaja nga Taivani mendon se qeni i ka bërë një nder të madh duke i grisur pasaportën aq sa ajo nuk mund të udhëtonte për në Wuhan, në Kinë. Disa ditë pas udhëtimit të gruas u përhap lajmi i rrezikshmërisë nga koronavirusi.

Gruaja ka publikuar në Facebook foto të pasaportës së saj të grisur, në fillim të këtij muaji. Ajo shpjegon se e gjeti qenin me emrin Kimi të shtrirë pranë pasportës së grisur, ç’ka e ndaloi të udhëtonte për në qytetin kinez.

 

Disa ditë më vonë, pronarja e qenit publikoi një status tjetër në Facebook, ku shkruante:

“Ju kujtohet pasaporta? Ju kujtoj se qenushi donte të më mbronte. Pasaporta ime u gris dhe shumë shpejt mësova se origjina nga ku u përhap virusi i tmerrshëm ishte pikërisht vendi ku unë do të shkoja. Tani e mendoj me vëmendje dhe më duket shumë prekëse. Për fat të mirë, qeni më shpëtoi jetën duke më bllokuar këtë udhëtim”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!