I grabitën makinën në mes të rrugës, policia reagon për ngjarjen e rëndë në Lushnjë

schedule09:12 - 10 Tetor, 2022

schedule 09:12 - 10 Tetor, 2022

LUSHNJE – Policia e Lushnjës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar mbrëmjen e djeshme nga ABC, ku një person ra pre e një grabitje tek vendi i quajtur “Pushimi i Shoferit”.

Policia njofton se personi që është grabitur është identifikuar si M.P, banues në Divjakë. Sipas policisë personi në fjalë ka bërë kallëzim në polici se se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!