Komisioneri Publik ka ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, dy vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka konfirmuar në detyrë dy subjekte rivleresimi; Valdete Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Etleva Deda, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Komisioneri kërkon rishqyrtimin e këtyre vendimarrjeve të Komisionit të shkallës së parë të Vettingut.
Lidhur me vendimin e KPK të datës 12 qershor 2020, që konfirmoi gjyqtaren Etleva Hoxha, Komisioneri Publik shprehet në ankimim se gjyqtarja nuk ka arritur të provojë të kundërtën për çështje, për të cilat KPK i ka kaluar barrën e provës.
Ankimi i Komisionerit Publik, në rastin konkret, flet për deklarime të pasakta të pasurisë nga ana e gjyqtares Deda, pamjaftueshmeri të ardhurash të ligjshme për të mbuluar kursimet dhe shpenzimet si dhe pamjafteushmëri financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
Po ashtu Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit rishikimin e vendimit të datës 1 korrik 2020, të Komisionit të pavarur të kualifikimit për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Valdete Hoxha.
Konkretisht, Komisioneri sugjeron nevojën e hetimit të mëtejshëm të deklarimeve të saj, personave të lidhur me të, administrimit të provave të nevojshme per vlerësimin e mjaftueshmërisë financiare dhe mënyrën e krijimit të pasurisë. /abcnews.al