I gjatë sa Etihad Stadium, pronari i Man City shpenzon 500 milionë paund për super jahtin

schedule11:04 - 7 Korrik, 2022

schedule 11:04 - 7 Korrik, 2022

Pronari i Manchester City, Sheikh Mansour, ka shpenzuar 500 milionë paund për një megajaht aq të madh sa që do parkohej brenda “Etihad Stadium”.

Ai do të marrë në dorëzim anijen 160 metra të gjatë përpara fillimit të sezonit, dhe e ka emëruar atë “Blu” në nderim të kampionëve të tij në Premier League.

Jahti, i katërti më i madh në botë, ka 40 kabina për 48 të ftuar dhe disa kuverta, duke përfshirë një zonë të madhe të lidhur me një platformë noti dhe klubi.

Ballkonet e dhomave janë të projektuara nga arkitekti londinez Terence Disdale. Me një ekuipazh prej 80 vetash, anija prej 15,320 tonësh mund të ecë me një shpejtësi prej 22 mph. Motori i jahtit është pjesërisht me naftë dhe pjesërisht elektrik, ndërsa një impiant për filtrimin e ujërave të zeza prodhon ujë të pijshëm.

Por sheiku mund të përballet me dhimbje koke duke e mbushur me karburant, pasi depozita e karburantit e mbushur plot kushton 500 mijë paund./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!