Shtëpitë e futbollistëve janë kthyer në shënjestër të grabitësve. Duke ditur të ardhurat e tyre, besimi është i madh se do të “kapin” të ardhura të rëndësishme. Në Spanjë disa prej lojtarëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë rënë “pre” e tyre disa kohë më parë.
Tashmë e ka pësuar një futbollist i Porto në Portugali. Jesus Manuel ka qenë ai që e ka provuar t’i grabitet shtëpia. “Journal De Noticias” raporton se disa hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit meksikan dhe kanë mbajtur nën kërcënimin e armëve një prej punonjësve që ndodhej brenda.
Ata kanë marrë disa bizhuteri të vlefshme dhe më pas janë larguar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton të zbulojë se cilët janë autorët e kësaj vepre kriminale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 nëntorit, kur sulmuesi ishte duke luajtur në ndeshjen e Kupës që Porto e humbi në transfertë me Sporting Braga. /abcnews.al