Një tjetër i ikur në Gjermani është edhe mjeku i fshatit Rrapaj në Memaliaj.
“Mjeku ka qenë deri në prill ka ikur në Gjermani”, thotë një banor.
Prej asaj kohe banorët e fshatit Rapaj në Memaliaj nuk kanë shërbim shëndetësor. Godina që dikur shërbente qëndër shendëtësore, sot është thjeshtë një godinë e braktisur.
Në këto kushte të tilla banorët udhëtojnë drejt qytetit të Tepelenës, Memaliajt dhe gjirokastrës për të marrë një ndihmë mjekësore.
“Një gjilpërë s’kemi ku e bëjmë. Marrim kokrra. Kanë dalë në pension doktorat. S’kemi një infermier këtu. Të sëmuremi ku të vemi”, shprehen banorët.
“Jashtë funksioni eshtë bërë. Në raste urgjecash në Memaliaj, Gjirokastër, Tepelenë.”
“Ka qenë deri në prill, ka ikur në Gjermani”, tregojnë banorët.
Por prej vitesh banorët thonë se prej vitesh vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm.
“Ujë që kur është bërë deomkraci ujë s’ka patur. Të gjithë ankohemi. Me pus nuk dilet. Në fshat po nuk vadite nuk ke asgjë”, thotë një banor.
“S’kemi një pikë ujë që të lajmë sytë. Kemi vite plote. Unë s’e di si është uji këtu. Kemi 30 vjet. Bënë një çezëm dhe e prishën”, tregojnë ata.
“Që në 83 janë bërë këto pallatet, patëm ca kohë ujë, pastaj jo. I sigurojmë nëpërmjet puseve.“
Në fshatin Rrapaj sot jetojnë 50 familje, nga 70 që ka patur dikur. Pjesa më e madhe e tyre, kryesisht të janë larguar për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe papunësisë. /abcnews.al