I ftohti përfshin të gjithë vendin, si parashikohet moti për sot

schedule07:18 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 07:18 - 21 Dhjetor, 2021

Mbetemi edhe ditën e martë në ndikimin e motit të thatë por të ftohtë në të gjithë territorin shqiptar. Sipas MeteoAlb vranësirat e lehta e kalimtare shfaqen kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës, ku më të theksuara do jenë në rajonin Verior dhe Juglindor por pa mundur të gjenerojnë reshje. Edhe orët e natës vijojnë në ndikimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C  deri në 12 °C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare  dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa; Gadishulli Iberik prej ditësh është përfshirë nga një qendër e fuqishme ciklonare, e cila do vijojë të sjelli shira me intensitet të lartë dhe stuhi të fuqishme ere, PO ashtu me vranësira dhe reshje dëbore mbetet pjesërisht Europa Qëndrore dhe Skandinavia. Ndërsa  kthjellime dhe mot i ftohtë mbizotëron Europan Lindore dhe atë Jugore.

Kosova; Mbetet Republika e Kosovës në ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë gjatë gjithë ditës së martë. Vlen të theksojmë që prania e erës verilindore të të bëj që temperaturat e ulëta të ndihen më tepër ndërsa ngricat vijojnë problematike në zona të veçanta.

Maqedonia e Veriut; Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme mbizotërojnë motin në MV gjatë gjithë ditës. Pasditja sjellë më shumë intervale me kthjellime POR era e ftohtë verilindore do bëj që temperatura të jenë shumë të ulëta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!