“I është mbushur mendja Tropojës për të ikur në Angli”, Shllaku: Hemoragjia e madhe e rinisë ka autor, politikën

schedule15:20 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:20 - 3 Tetor, 2023

Gjatë rrëfimit të tij, në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, shkrimtari dhe shqipëruesi Primo Shllaku, ka dhënë dhe një mesazh të bukur për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Ai ka thënë se ikja jashtë shtetit u bë modë sepse shteti vonoi shumë mbylljen e vrimave të gardhit.

Sipas Shllakut, kjo hemoragji e madhe e rinisë dhe kjo plakje galopante për shkak të emigracionit të egër ka autor dhe autorësia është politika.

“Kur lëngata zgjat shumë, ashtu siç zgjati te ne tranzicioni, tranzicioni masandej nuk është më lëngatë, por bëhet modë. Ikja jashtë shtetit u bë modë sepse shteti vonoi shumë mbylljen e vrimave të gardhit, jo të mbylli kufirin, por vrimat e gardhit. Se ne shqiptarët ikim për të rrezikuar, i është mbushur mendja Tropojës për të ikur në Angli, në Islandë, se e kemi klimën njësoj si atje. Po më thoshte njëri, kjo hemoragji e madhe e rinisë dhe kjo plakje galopante për shkak të emigracionit të egër ka autor dhe autorësia është politika, e cila nuk ka menduar ta shëndoshi statusin social të njeriut shqiptar, për t’u ndierë mirë. Unë ndihem mirë se kam ndërtuar kullën time dhe nuk ka vend më të bukur në botë. Unë ku nuk kam qene dhe malli për atë kullën time më merr. Nuk është kullë e keqe poshtë, është kullë ku këndojnë bylbylat, ti duhet t’i krijosh njerëzve atë mirëqenie që ai ta shohi botën e jashtme si zbavitje”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!