I ekzekutuan vëllanë! Kush është Talo Çela, dora pas vrasjeve të bujshme, lidhja me grabitjen në Rinas

schedule08:34 - 17 Shtator, 2020

schedule 08:34 - 17 Shtator, 2020

Talo Çela vëllai i Bujar Çelës, të ekzekutuarit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bradashesh të Elbasanit është një nga personat më të kërkuar në vend, i shpallur njëkohësisht edhe në kërkim ndërkombëtar.

Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ndërkohë që rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit të shkuar. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.

Këtu nisi dhe konflikti mes palëve që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiajt, ngjarje e ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit.

Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve, dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia,  ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës.

Talo Çela është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.

Si ndodhën ngjarjet: Mbrëmjen e 13 dhjetorit të vitit të shkuar, Andi Zylyfi i cili kishte ardhur nga emigrimi vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit, u qëllua me 27 plumba në një lokal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.

Ai ishte kushëri me Endrit Alibeajn, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të vitit 2018.  Bashkë me të u eliminuan edhe xhaxhai i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ishte i afërm i bashkëshortes së Alibeajt./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!