I dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jan Prengës, lirohet Bajram Hajri

schedule16:29 - 30 Mars, 2020

schedule 16:29 - 30 Mars, 2020

Lirohet Bajram Hajri, një prej të dyshuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur që të zëvendësoj masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arrest në burg, në arrest në shtëpi.

Avokati i tij, Arber Hoxha ka bërë kërkesën për ndryshimin  e masës së sigurisë  me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë.

Bajram Hajri është babai i vëllezërve Hajri, të cilët janë personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49 vjeçarit në Kamëz, pasditen e 17 janarit në Kamëz.

65 vjecari është akuzuar për “rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit e kryer në bashkëpunim”, “mbajtjen pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.

Ndryshimi i masës së sigurisë është bërë ditën e Premte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!