Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person me iniciale D.A, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
“Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim, raporton REL.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale nuk janë dhënë detaje se në çfarë periudhe kohore dyshohet se janë kryer krimet apo në cilin lokacion.
Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuari është shtetas i Serbisë. Arrestimi i tij sipas policisë është bërë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.