I dogjën makinën gjatë natës, Prenga: Ndihem i kërcënuar, kam pasur probleme kohët e fundit

schedule11:26 - 19 Janar, 2020

schedule 11:26 - 19 Janar, 2020

Makina e gardianit të burgut të “Shënkollit”, Nikoll Prenga është shkrumbuar gjatë natës, por autorët dhe shkaqet nuk janë mësuar. Mjeti ndodhej i parkuar para banesës së Prengës  në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak pas mesante. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por automjeti tip “Mecedes Benz” është djegur tërësisht.

Efektivi i burgut të Shënkollit ka deklaruar se nuk ka konflikte përshkak të detyrës, por ngjarja sipas tij është për shkak të një mosmarrëveshje që ka për një biznes të tijin.

 “Sot nuk kam asnjë të dhënë, por dyshoj për gjërë të vogla të biznesit. Nuk kemi konflikte ekstreme. Nuk kisha menduar asnjëherë gjëra të tilla”, shprehet ai.

Nikolla është shprehur se ndihet i kërcënuar.

“Ndihem shumë i kërcënuar sepse nuk shoh që ngjarja të zbardhet imtësisht me ekpertiza të sakta”, shprehet Prenga.

Agjentet kanë marrë në pyetje disa persona por deri tani nuk është rënë në gjurmë të autorëve të mundshëm.  Ndërkohë policia  po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!