I dhunshëm dhe në martesën e parë, autori i vrasjes në Elbasan ende në arrati, pamje nga vendi ku u gjet bashkëjetuesja

schedule12:31 - 30 Korrik, 2022

schedule 12:31 - 30 Korrik, 2022

Jetlira Elezi, nëna e një vajzë që u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj orët e para të kësaj të shtune, e kishte raportuar disa ditë më herët dhunën nga 37-vjeçari. Gazetari Aldo Kozarja sjell pamjet nga vendi ku ajo kaloi ditën e saj të fundit pasi u gjet nga pronari i banesës ku rrinte me qira e mbuluar nga gjaku.

Kurse, Ramis Mici autori që ende është në kërkim nga policia, mesa duket nuk është hera e parë që dhunon njerëzit e tij të afërm. Edhe në martesën e parë ai ka shfaqur të njëjtat probleme me dhunën.

Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit i thanë ABC se pesë ditë më parë çifti ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku 37-vjeçarja kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

Pronari i banesës ku dy 37-vjeçarët jetonin me qira ka treguar për mediat se para pesë ditësh ata kishin pasur një zënkë. Pas konfliktit, Mici vijoi të jetonte në ambientet që ata kishin marrë me qira në katin e tretë ndërsa Etlirën pronari i shtëpisë e kishte siguruar në ambiente të tjera në kat të parë.

Duke folur për incidentin e parë të ndodhur mes çiftit, ai tregon:

“U grinë të dy, po pa e ditur ne sesi…rrinin të dy këtu në kat të dytë brenda. Erdhën me një grindje të vogël. Ajo iku në polici e denoncoi para 4-5 ditësh. Erdhi policia këtu. Nuk e pamë se çfarë i bëri.”

Por, zënka e dytë mes çiftit përfundoi në tragjedi.

“Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50.”

Ramis Mici, baba i dy fëmijëve nga martesa e parë, pasi ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është ende në kërkim të tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!