I dhanë fund lidhjes, zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit të njohur

schedule09:37 - 20 Prill, 2022

schedule 09:37 - 20 Prill, 2022

Dyshja e njohur e showbizz-it, Miley Cyrus dhe Cody krijuan një romancë në vitin 2020 që zgjati rreth 10 muaj. Së fundmi, 25-vjeçari ka rrëfyer dhe arsyen e vërtetë të ndarjes me këngëtaren.

Cody u shpreh se vendimi kishte ardhur për shkak të angazhimeve profesionale.

“Ishte një lloj vendimi i ndërsjellë mes nesh duke e ditur se ne po shkonim në drejtime të ndryshme në jetën tonë. Unë sapo kisha filluar stërvitjen në atë moment. Pra, jeta ime po ndryshonte dhe e dija se do të më duhej të kthehesha në Australi për ta bërë atë siç duhet. Edhe ajo po merrej me albumin e saj të ri dhe do të dilte në turne.”, tha ai.

Ndërsa më tej, notari shtoi: “Ne ishim në vende të ndryshme. Kemi pasur një vit të mrekullueshëm së bashku, dhe gjithçka, kemi jetuar së bashku gjatë kohës së bllokimit për shkak të Covid-19”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!